Derbi Gjilani – Drita zhvillohet në këtë stadium

Derbi më i madh lokal në Kosovë pritet të zhvillohet këtë të diel. E skuadra nikoqire e këtij derbi është Gjilani të cilëve do të iu takon edhe tribuna qendrore e stadiumit të qytetit. Gjilani sot ka konfirmuar lajmin se ky takim do të zhvillohet në qytetin e derbit, pra në Gjilan nga ora 15:00. […]
Derbi më i madh lokal në Kosovë pritet të zhvillohet këtë të diel.
E skuadra nikoqire e këtij derbi është Gjilani të cilëve do të iu takon edhe tribuna qendrore e stadiumit të qytetit.
Gjilani sot ka konfirmuar lajmin se ky takim do të zhvillohet në qytetin e derbit, pra në Gjilan nga ora 15:00.
Në postimin e fundit, “kuqebardhët” shkruajnë se takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani – Katana”.
Kujtojmë se dy skuadrat vijnë pas një forme të mirë këtë edicion.
Gjilani aktualisht është lider së bashku me Feronikelin në renditje tabelore.
Kurse pas tyre vjen Drita e cila gjendët në pozitën e tretë.












