Deklarata e ‘çmendur’ e Jurgen Klopp pasi fitoi çmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA sonte do të shpall fituesin e çmimit The Best. Kjo ngjarje e madhe e futbollit botëror ka nisur nga ora 20:30 me kohën tonë lokale dhe po mbahet në Milano, shkruan Zëri.info. Tre futbollistët finalistë për ta fituar këtë çmim të madh janë Lionel Messi, Virgil Van […]
Kjo ngjarje e madhe e futbollit botëror ka nisur nga ora 20:30 me kohën tonë lokale dhe po mbahet në Milano, shkruan Zëri.info.
Tre futbollistët finalistë për ta fituar këtë çmim të madh janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, shkruan Zëri.info.
Ndërkohë këtë mbrëmje është ndarë edhe çmimi për trajnerin më të mirë të vitit.
Trajneri më i mirë i vitit nga FIFA është zgjedhur gjermani Jurgen Klopp, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës me Liverpoolin këtë vit.
Pasi pranoi çmimin, Klopp vendosi që ta ‘ngacmojë’ trajnerin e Tottenhamit Mauricio Pochettino, ndaj të cilit fitoi Ligën e Kampionëve këtë vit.
“Më vjen keq Pochettino, ne fituam finalen dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, u shpreh trajneri gjerman.












