Cristiano Ronaldo shpëton Juventusin kundër Veronës së Rrahmanit

Juventusi ka fituar ndeshjen e javës së tretë ndaj Veronës së Amir Rrahmanit, me rezultatin e ngushtë 2-1. Ishte një fitore e vuajtur e bardhezinjve në Allianz Stadium teksa vizitorët i kanë krijuar jo pak probleme. Në fund të takimit, lojtari i përfaqësueses shqiptare Kumbulla ka dalë me karton të kuq. Ishin miqtë ata që […]

Ishte një fitore e vuajtur e bardhezinjve në Allianz Stadium teksa vizitorët i kanë krijuar jo pak probleme. Në fund të takimit, lojtari i përfaqësueses shqiptare Kumbulla ka dalë me karton të kuq.

Ishin miqtë ata që befasuan me golin e tyre në minutën e 21’ të takimit. Pasi Carmine goditi shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë, topi shkoi te një tjetër lojtar i Veronës, por edhe ai ka goditur traversën. Aksioni ka vazhduar dhe ishte Veloso ai që ka lëshuar një predhë nga 25 metra me të majtën duke lënë në vend Buffon.

Juventusi kundërpërgjigjet menjëherë me golin e parë të Aaron Ramsey me fanellën bardhezi.

Mesfushori i ardhur nga Arsenali ka goditur bukur topin nga rreth 20 metra duke barazuar rezultatin. Pas pushimit, Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e dytë për Juven duke e kaluar ekipin e tij për të parën herë në avantazh. Verona mundohet të bëjë diçka dhe ka disa mundësi për të barazuar rezultatin, por Juve ruajti avantazhin deri në fërshëllimën e fundit. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova