Chelsea vazhdon me formën e mirë, mposht edhe Brightonin

Chelsea ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme si nikoqir i Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Premier Leagues. “Të Kaltërit” e Frank Lampardit në këtë përballje u futën pas një fitoreje 7-1 kundër Grimsbyt në Carabao Cup në mesjavë, raporton Periskopi. Jorginho ishte ai që realizoi golin e parë në […]
Chelsea ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme si nikoqir i Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Premier Leagues.
“Të Kaltërit” e Frank Lampardit në këtë përballje u futën pas një fitoreje 7-1 kundër Grimsbyt në Carabao Cup në mesjavë, raporton Periskopi.
Jorginho ishte ai që realizoi golin e parë në minutën e 50-të nga penalltia, para se ëillian të shënonte për epilogun final, 2-0, në minutën e 76-të nga një kënd i vështirë.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngritet në pozitën e gjashtë në tabelë me 11 pikë, ndërsa Brightoni është i 16-ti me gjashtë pikë. /Periskopi.com/












