Chelsea e ka masakruar skuadrën nga Liga e Katërt në EFL Cup

Chelsea ka triumfuar me rezultat 7-1 në kuadër të rundit të tretë të EFL Cup, kundër skuadrës nga Liga e Katërt e Anglisë, Grismby. Ishte një natë magjike për “Të Kaltërit”, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e katërt me anë të Ross Barkleyt. Vetëm tre minuta më vonë, Michy Batshuayi dyfishoi shifrat. […]
Chelsea ka triumfuar me rezultat 7-1 në kuadër të rundit të tretë të EFL Cup, kundër skuadrës nga Liga e Katërt e Anglisë, Grismby.
Ishte një natë magjike për “Të Kaltërit”, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e katërt me anë të Ross Barkleyt.
Vetëm tre minuta më vonë, Michy Batshuayi dyfishoi shifrat. Pedro realizoi nga penalltia në minutën e 43-të për 3-0.
Radha i erdhi edhe Kurt Zoumas për të shënuar, i cili u zgjatë për të qëlluar rrjetën pas një krosimi në zonë në minutën e 56-të.
Për 5-0 shënoi James, para se Batshuayi të shënonte të dytin personal dhe të gjashtin për Chelsean në minutën e 86-të.
E goditjen përfundimtare Grimsbyt ia dha Callum Hudson-Odoi në minutën e 89-të.
Me Green që realizoi golin e vetëm të Grimsbyt në minutën e 19-të. /Periskopi.com/












