Borxhi i shekullit: Mirel Josa kthehet te Prishtina dhe e kërkon borxhin marramendës

Pavarësisht që Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës, ai ende nuk ka kryer përfundimisht punë me ‘bardhekaltrit’. Trajneri shqiptar ishte emëruar në krye të Prishtinës në shtator të vitit 2017, duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare. Megjithatë, qëndrimi i tij zgjati vetëm dy vite. Josa nuk ka dhënë dorëheqje, andaj po vazhdon t’i kërkoj […]
Trajneri shqiptar ishte emëruar në krye të Prishtinës në shtator të vitit 2017, duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare.
Megjithatë, qëndrimi i tij zgjati vetëm dy vite.
Josa nuk ka dhënë dorëheqje, andaj po vazhdon t’i kërkoj paratë që i takojnë.
Rroga e tij mujore ka qenë 4,000 euro që do të thotë se për 1 vit të mbetur, sipas kontratës Prishtina i’a ka borxh trajnerit shqiptar 48 mijë euro.
Siç raporton sot “Indeksonline”, Josa ka qëndruar në Kosovë gjatë javës së kaluar dhe është takuar me zyrtarët e Prishtinës për ta zgjidhur këtë çështje.
Ish trajneri i Tiranës, për dy vite qëndrim te kryeqytetasit e fitoi vetëm Kupën e Kosovës në vitin 2018.












