Bayern Munichu lehtë dhe saktë kundër Kolnit, fiton 4-0

Bayern Munichu ka fituar pikë të reja në Bundesligë, derisa mposhti si nikoqir Kolnin, të shtunën pasdite. Dy gola nga Robert Lewandowski në minutat 3′ dhe 48′, një nga Philippe Coutinho në minutën e 62-të dhe një tjetër nga Ivan Perisic në minutën e 73-të ia siguruan fitoren bavarezëve. Pas kësaj fitoreje, Bayerni grumbullon 11 […]
Bayern Munichu ka fituar pikë të reja në Bundesligë, derisa mposhti si nikoqir Kolnin, të shtunën pasdite.
Dy gola nga Robert Lewandowski në minutat 3′ dhe 48′, një nga Philippe Coutinho në minutën e 62-të dhe një tjetër nga Ivan Perisic në minutën e 73-të ia siguruan fitoren bavarezëve.
Pas kësaj fitoreje, Bayerni grumbullon 11 pikë dhe rrëmben pozitën e parë, para Freiburgut në të dytin që ka dhjetë, aq sa ka edhe Leipzigu, Schalke dhe Bayer Leverkuseni. /Periskopi.com/












