Bayern Munich e poshtëroi keq Crvena Zvezdën mbrëmë me këtë gol absolutisht brilant

Në mesin e tërë dramës në Champions League këtë javë, Bayern Munichu e kaloi pa asnjë problem ndeshjen hapëse të grupit në kompeticion. Derisa Crvena Zvezda asnjëherë nuk konsiderohej si kundërshtar i vështirë, fitorja e skuadrës serbe kundër Liverpoolit fushatën e kaluar nënvizon se ajo ka kapacitete për të shkaktuar befasira, raporton Periskopi. Mirëpo, gjiganti […]
Derisa Crvena Zvezda asnjëherë nuk konsiderohej si kundërshtar i vështirë, fitorja e skuadrës serbe kundër Liverpoolit fushatën e kaluar nënvizon se ajo ka kapacitete për të shkaktuar befasira, raporton Periskopi.
Mirëpo, gjiganti gjerman nuk pati aspak probleme, derisa triumfoi me rezultat 3-0.

Thomas Muller, i cili u inkuadrua në minutën e 83-të, shënoi padyshim një prej golave më interesant që kemi parë së fundmi.
Duke qëndruar para një goditje dënimi së bashku me Thomas Kimmich, Thiago Alcantara dhuroi një prej gjuajtjeve më tinëzare që do të shohim tërë sezonin.
Ai vuri re për mrekulli Mullerin duke u sorollatur prapa murit të gjallë, dhe dhuroi një krosim brilant me lob, pa shikuar fare.
Muri i gjallë i Zvezdës vetëm shikoi derisa ishte i pafuqishëm të parandalonte poshtërimin.
Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Thiago’s sublime no-look assist for Muller last night.
That is one of the cheekiest assist you’ll ever see. He makes it look so easy! ?pic.twitter.com/TNJL80RPKA
— Football HQ (@FootbaII_HQ) September 19, 2019












