Barça e mbyll ndeshjen me dhjetë lojtarë kundër Getafes por regjistron fitore komode

Barcelona ka mposhtur me rezultat 2-0 si mysafire Getafen, në përballjen e vlefshme për javën e shtatë të La Ligas. Fillimisht Luis Suarez realizoi në minutën e 41-të, pasi shfrytëzoi për mrekulli asistimin e portierit Marc Ander ter Stegen, raporton Periskopi. Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, 23-vjeçari, Junior Firpo shënoi për […]
Fillimisht Luis Suarez realizoi në minutën e 41-të, pasi shfrytëzoi për mrekulli asistimin e portierit Marc Ander ter Stegen, raporton Periskopi.
Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, 23-vjeçari, Junior Firpo shënoi për 2-0 pasi u gjend më së miri në një gabim të portierit kundërshtar.
Në minutën e 82-të, Barça mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Clement Lenglet u përjashtua pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Sidoqoftë, gola të tjerë më nuk pati, me Barçën që grumbullon 13 pikë pas kësaj fitoreje dhe pozicionohet në vendin e dytë me një më pak se Real Madridi, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Getafe me këtë disfatë mbetet në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e 11-të. /Periskopi.com/












