Avokatët thonë se informatori “rrezikohet” nga fjalët e Trumpit

Avokatët thonë se informatori “rrezikohet” nga fjalët e Trumpit

Avokatët e një informatori – ankesa e të cilit nxiti nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump – thanë se fjalët e Trumpit po e rrezikojnë klientin e tyre. Qëkur është zbuluar transkriptimi i bisedës së tij telefonike me presidentin e Ukrainës, javën e kaluar, Trump ka kërkuar që informatori anonim të […]

Avokatët e një informatori – ankesa e të cilit nxiti nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump – thanë se fjalët e Trumpit po e rrezikojnë klientin e tyre.

Qëkur është zbuluar transkriptimi i bisedës së tij telefonike me presidentin e Ukrainës, javën e kaluar, Trump ka kërkuar që informatori anonim të bëhet publik.

Letra nga ekipi ligjor i informatorit – në të cilin avokatët i kushtojnë vëmendje gjuhës së Trumpit – iu dërgua ushtruesit të detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Joseph Maguire.

“Ngjarjet e javës së kaluar i kanë ngritur shqetësimet tona se identiteti i klientit tonë do të zbulohet publikisht dhe se, për pasojë, klienti ynë do të vihet në rrezik”, shkroi avokati Andrew Bakaj.

Letra përmend në mënyrë specifike thirrjen e Trumpit që informatori të identifikohet, ashtu si edhe personi që i ka dhënë atij informacione për bisedën me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Letra citon Trumpin të ketë thënë:

“Dua të di se kush është personi që i ka dhënë informacione informatorit, sepse ai mund të krahasohet me një spiun. Ju e dini se çfarë kemi bërë në ditët e lashta, kur kemi qenë të zgjuar? Apo jo? Me spiunë dhe tradhti? I kemi trajtuar pak më ndryshe sesa tani”.

Letra gjithashtu përmend 50,000 dollarë që dy mbështetës konservatorë të Trumpit i kanë ofruar si “shpërblim” për informacione rreth informatorit.

Informatori ka zbuluar se Trump i ka kërkuar Zelenskyt të hetojë për korrupsion rivalin e tij politik, Joe Biden, dhe djalin e tij.

Kjo bisedë telefonike është tani në qendër të hetimeve që kanë nisur demokratët e që mund të përfundojnë me largimin e presidentit nga zyra.

Por, për të ndodhur një gjë e tillë, edhe anëtarë të Partisë Republikane të presidentit do të duhet të kthehen kundër tij.

Demokratët kanë thënë se informatori do të dëshmojë para Kongresit “shumë shpejt”, pasi të merren hapat e nevojshëm për mbrojtjen e identitetit të tij. /rel

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin