Atmosferë katastrofale te Milani: Ylli i klubit grindet me trajnerin në stërvitje

Atmosferë shumë e keqe në kampin “kuqezi”. Eshte futbollisti brazilian, Lucas Paquetta i cili ka bërë “sherr” në stërvitjen e fundit – shkruan Periskopi. Sipas “SKY Sport”, gjithçka lidhet mes një debati të ashpër mes futbollistit dhe trajnerit Marco Giampaolo, që e ka kritikuar Paquetten për postimin e tij të fundit në rrjetin social “Instagram”. […]
Atmosferë shumë e keqe në kampin “kuqezi”.
Eshte futbollisti brazilian, Lucas Paquetta i cili ka bërë “sherr” në stërvitjen e fundit – shkruan Periskopi.
Sipas “SKY Sport”, gjithçka lidhet mes një debati të ashpër mes futbollistit dhe trajnerit Marco Giampaolo, që e ka kritikuar Paquetten për postimin e tij të fundit në rrjetin social “Instagram”.
Lucas kishte postuar një fotografi në Instagram me mbishkrimin “krenar që jam brazilian”, pasi që trajneri e quajti “të çorganizuar taktikisht”.
Paquetta luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen e fundit kundër Veronës dhe u zëvendësuar nga kroati Rebic. /Periskopi/













