Askush nuk qeshi me shakanë e Mourinhos, u largua duke e lënë prezantuesen në pozitë të palakmueshme

Lionel Messi, i cili fitoi çmimin “Më i Miri” të FIFA-s mbrëmë, ishte prezent në ceremoni së bashku me Virgil van Dijkun, Kylian Mbappen, Jurgen Kloppin, Sergio Ramosin, Luka Modricin dhe shumë të tjerë. Cristiano Ronaldo mungoi, por bashkëkombasi i tij nga Portugalia, Jose Mourinho ishte prezent, raporton Periskopi. Ish-trajneri i shumë klubeve të njohura, […]
Lionel Messi, i cili fitoi çmimin “Më i Miri” të FIFA-s mbrëmë, ishte prezent në ceremoni së bashku me Virgil van Dijkun, Kylian Mbappen, Jurgen Kloppin, Sergio Ramosin, Luka Modricin dhe shumë të tjerë.
Cristiano Ronaldo mungoi, por bashkëkombasi i tij nga Portugalia, Jose Mourinho ishte prezent, raporton Periskopi.
Ish-trajneri i shumë klubeve të njohura, i cili aktualisht punon si analist për “Sky Sports”, prezantoi një prej çmimeve të natës.

Dhe pak pasi u ndal nga një prej prezentauesve të spektaklit, portugezi bëri një shaka interesante, por që hasi në një turmë aspak entuziaste.
Më pas, ende pa kryer punë prezantuesja me të, ai u largua duke e lënë atë në një pozitë tepër të palakmueshme.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
One of the funniest moments from #TheBestAwards: Jose Mourinho walking off during an awkward interview ??pic.twitter.com/g5yqL5rUUT
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) September 24, 2019












