AS Roma e mësoi gjithë botën se si luftohet racizmi në futboll

AS Roma e mësoi gjithë botën se si luftohet racizmi në futboll

Ekziston një mit që thotë se çdokush meriton të ketë zë, që ka dy palë që duhet dëgjuar për secilën çështje. Nuk është e vërtetë. Racistët meritojnë veç përbuzje, nuk meritojnë të dëgjohen. T’i lëmë racistët të shpjegojnë veten veç sa e normalizon pikëpamjen e tyre perverse për botën. Kjo u tregua e vërtetë në […]

T’i lëmë racistët të shpjegojnë veten veç sa e normalizon pikëpamjen e tyre perverse për botën.

Kjo u tregua e vërtetë në ditët e kaluara në Itali. Andrea Dell’Aquila, një tifoz i Romës, i dërgoi një mesazh direkt futbollistit Juan Jesus në Instagram. Fjalët e drejtuara ndaj mbrojtësit brazilian ishin të neveritshme e mizore: “Ti meriton të jesh në kopsht zoologjik, majmun i dreqit, *****.”

Jesus luan për një ekip që Dell’Aquila e mbështet. Jesus ishte i tmerruar. Dhe, 26 vjeçari bashkë me Romën refuzuan që ta linin këtë punë me kaq, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Klubi e raportoi postimin në polici dhe Instagrami e ndaloi tifozin që të kishte llogari për gjithë jetën.

Por, më pas Roma bëri diçka që askush nuk e priste. Duke e ditur se fanatizmi ishte një problem më i madh që vyente të adresohej, klubi i bëri presion autoriteteve. “A e keni seriozisht luftën kundër racizmit në futbollin italian @SerieA,” postuan ata në Twitter.

Ishte një lëvizje e guximshme nga Roma në një numër frontesh. Ata janë ekipi i parë në Itali që e kanë dënuar një tifoz me ndalim të përhershëm – para ndryshimeve të fundit në ligj, që jua linte barrën policëve për t’i hequr këta individë nga stadiumet.

T’i bëje pyetje Serie A-së [ligës së Italisë] në një forum publik ishte e jashtëzakonshme. Kishte pasur tepër shumë incidente të racizmit dhe tepër pak përgjigje ndaj tyre.

Në përgjithësi, reagimi në Itali ndaj këtij postimi ishte pozitiv. Kryeministri Giuseppe Conte, bëri postim duke lavdëruar Romën, ashtu siç bënë edhe një numër i madh politikanësh.

Roma e përdorë median sociale në mënyrë brilante dhe kanë një vizion dinamik e gjithëpërfshirës për atë se si kjo lojë duhej zhvilluar. Ata nuk kishin frikë se mund të sakatoheshin nga publiku.

Postimi i tyre në thelb thoshte, “kjo nuk ka të bëj veç me ne dhe Jesusin. Kjo ka të bëj me futbollin dhe shoqërinë. Është një problem për secilin. Na vyen lidership. A janë njerëzit që e udhëheqin sportin të gatshëm për të na udhëhequr?”

Më pas doli një intervistë me tifozin Dell’Aquila, ku u bënë pyetje të dobëta aq sa e bënë parodike gjithë punën. “Bëra gabim. Nuk dua të arsyetohem,” tha ai, duke kritikuar më pas Jesusin dhe klubin e tij të zemrës, Romën, se i kishte thyer privatësinë duke ia thënë emrin dhe duke e turpëruar.

Më pas, ai nisi të viktimizohej se si kishte marrë kërcënime e se si njerëzit e kishin përqeshur e kështu me radhë.

Kjo deklaratë u lejua që të mbetej e pasfiduar. Më pas, gazeta i bëri një pyetje “A jeni racist?” Të gjithë e dimë përgjigjen që kishte dhënë tifozi. Njerëzit e tillë kurrë nuk janë racistë, apo jo? Ata janë thellësisht të keqkuptuar. Haha.

“Çka nëse unë kthehem në shtëpi tash, dhe i gjej 10 djem zezakë që po më presin? A ka menduar Juan Jesusi për këtë?”

Hierarkia e Romës ishte shokuar nga ky artikull.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova