As 45 minuta lojë efektive dhe vetëm dy goditje në kornizë të portës, a është ky derbi më i dobët që nga pasluftja?!

U tha se derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të ishte derbi më cilësorë që nga pasluftja për shkak të cilësisë së lojtarëve që do të luanin në të. U promovua dhe qu bë me të. Por, dueli i së dielës më 29 shtator të vitit 2019 do të mbahet mend gjatë për të keq. […]
U tha se derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të ishte derbi më cilësorë që nga pasluftja për shkak të cilësisë së lojtarëve që do të luanin në të. U promovua dhe qu bë me të. Por, dueli i së dielës më 29 shtator të vitit 2019 do të mbahet mend gjatë për të keq.
42 minuta e 49 sekonda e 37 të qindat ishin lojë e vetme efektive në këtë përballje nga 99 minuta sa u luajtën gjithsej.
Pjesa e parë e solli edhe golin e vetëm në këtë përballje dhe u duk që ishte diçka më e mirë, por në aspektin e lojës la shumë për të dëshiruar.
Ardian Cuculi realizoi në minutën e 29-të të ndeshjes në goditjen e parë dhe të vetme drejt portës.
Në këtë pjesë lojë u luajtën vetëm 21 minuta e 19 sekonda, përfshirë edhe tre minutat e lojës shtesë që ishin.

Edhe pjesa e dytë e lojë u karakterizua me ndërprerje të shumta dhe faulla që as nuk mund të numërohen.
Në fraksionin e dytë të lojës u pa vetë një goditje në kornizë të portës, kur Bedri Greca gjuajti drejt në duart e ‘gardianit’ Darko Tofiloski.
Në këtë pjesë lojë, përfshirë edhe 6 minutat shtesë u luajtë vetëm 21 minuta e 3 sekonda lojë aktive.
Madje, në matjet që i ka bërë Gazeta SHESHI rezulton që edhe minuta shtesë të luajtura u përgjysmuan. Nga gjashtë sa u akorduan vetëm 2 minuta e 19 sekonda u luajtën, pasi pjesën tjetër loja qëndroi e ndalur.


Derbi i “milionerëve” la shumë për të dëshiruar, teksa edhe njëherë tjetër vëmendjen e morën tifozët në shkallët e stadiumit dhe jo futbollistët në fushën e lojës.













