Aro Muric “ia palon” Harry Kane-it

Gjiganti i Tottenhamit, Harry Kane është njëri ndër ekzekutuesit më të mirë të penalltive – shkruan Periskopi. Kane realizoi gol nga penalltia edhe në ndeshjen e fundit të Tottenhamit kundër Olympiacosit në kuadër të Ligës së Kampionëve. UEFA e ka postuar një fotografi në faqen zyrtare të Instagramit me mbishkrimin “Gjeje një ekzekutues më të […]
Gjiganti i Tottenhamit, Harry Kane është njëri ndër ekzekutuesit më të mirë të penalltive – shkruan Periskopi.
Kane realizoi gol nga penalltia edhe në ndeshjen e fundit të Tottenhamit kundër Olympiacosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
UEFA e ka postuar një fotografi në faqen zyrtare të Instagramit me mbishkrimin “Gjeje një ekzekutues më të mirë të penalltive se Harry Kane”.
Epike mbetet “like” i dhënë postimit nga portieri kosovar, Aro Muric.
Gardiani i Kosovës arriti që ta pres penalltinë e Kane në ndeshjen eliminatore Angli – Kosovë.
Sulmuesi anglez mbetet njëri ndër ekzekutuesit më të mirë nga pika e bardhë, ai kishte shënuar 14 penallti rresht.
Kane me Tottenhamin nuk arriti më shumë se një barazim me Olypiancosin 2-2./Periskopi/













