Albulena Haxhiu ia qet LDK’së: Na e vjedhën edhe slloganin

Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka akuzuar partitë e tjera se po ua vjedhin idetë, veçanërisht LDK’në, transmeton Periskopi. Haxhiu ka përmendur slloganin, e që në këto zgjedhje ai i LDK’së që nis me ‘Beso’ duket i ngjashëm me atë që e kishte Lëvizja Vetëvendosje tash e sa kohë. ‘’Me gjithë […]
Haxhiu ka përmendur slloganin, e që në këto zgjedhje ai i LDK’së që nis me ‘Beso’ duket i ngjashëm me atë që e kishte Lëvizja Vetëvendosje tash e sa kohë.
‘’Me gjithë “ekspertat” që thonë se i kanë, subjektet tjera, përveç Lëvizjes, nuk po ofrojnë program për qytetarët. Por në anën tjetër çdo ditë po e dëgjoj që po i vjedhin prioritetet tona, nga banesa për çifte të reja me çmime të përballueshme, zvoglimi i Qeverisë, sllogani, vettingu, sot paskan vjedhur edhe prioritetet tona për arsimin’’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
‘’Beso.
Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar.
Beso në ndryshim.
Beso në fitore.
Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës’’, është slogani i plotë i LDK’së.
Ndërkohë ai i Vetëvendosjes ‘Drejtësi, barazi, zhvillim’.
Kujtojmë që VV dhe LDK nuk arritën koalicion parazgjedhor shkaku i kryeministrit./PERISKOPI/











