Ajo që Man City i ka bërë sot Watfordit është horroriale – poshtërim të tillë nuk meriton askush

Manchester City e ka terrorizuar sot Watfordin në “Etihad”, duke e mposhtu atë me rezultat fyes e poshtërues, 8-0. Mos qoftë askush nën lëkurën e futbollistëve e trajnerit të Watfordit, raporton Periskopi. Pas vetëm 15 minutave lojë, “Qytetarët” po avanconin me rezultat 4-0, me David Silvan 1′, Sergio Agueron 7′, Riyad Mahrezin 12′ dhe Bernardo […]
Manchester City e ka terrorizuar sot Watfordin në “Etihad”, duke e mposhtu atë me rezultat fyes e poshtërues, 8-0.
Mos qoftë askush nën lëkurën e futbollistëve e trajnerit të Watfordit, raporton Periskopi.
Pas vetëm 15 minutave lojë, “Qytetarët” po avanconin me rezultat 4-0, me David Silvan 1′, Sergio Agueron 7′, Riyad Mahrezin 12′ dhe Bernardo Silvan 15′ që realizuan.
Sikur ky rezultat të mos mjaftonte, djelmoshat e Pep Guardiolas shënuan edhe katër herë në vazhdim.
Nicolas Otamendi realizoi për 5-0 në minutën e 18-të, para se Bernardo Silva të shënonte golin e dytë personal në minutën e 49-të për 6-0.
Silva hattrickun e kompletoi në minutën e 60-të kur shënoi për 7-0, para se Kevin De Bruyne t’ia jepte goditjen përfundimtare skuadrës së ëatfordit, e cila vështirë se do ta harrojë në një të ardhme të afërt këtë humbje.
Pas kësaj fitoreje, City pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se Liverpooli në të parin, por “Të Kuqtë” një ndeshje më pak të luajtur.
Watfordi në anën tjetër mbetet në pozitën e fundit me dy pikë. /Periskopi.com/












