Ylli i Man Unitedit pëlqen komentin në Instagram që e shanë brutalisht Solskjaerin

Pasi mposhti Chelsean 4-0 në fundjavën hapëse të Premier Leagues, Manchester Unitedi duket se e kishte marrë optimizmin e duhur për të vazhduar tutje. Mirëpo, më mirë se ajo fitore “Djajtë e Kuq” nuk mundën të shkojnë, raporton Periskopi. Që prej kësaj fitore, djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaerit kanë barazuar me Wolvesin, kanë humbur me […]
Mirëpo, më mirë se ajo fitore “Djajtë e Kuq” nuk mundën të shkojnë, raporton Periskopi.
Që prej kësaj fitore, djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaerit kanë barazuar me Wolvesin, kanë humbur me Crystal Palacen dhe tani kanë barazuar me Southamptonin.
Kështu, United ka regjistruar startin më të keq në Premier League në 28 vitet e fundit.
Dhe faktori i optimizmit duket se është zhdukur.
Tani, duket se nuk ka harmoni në zhveshtore.
Të paktën, kështu mendojnë disa fansa të Unitedit.
Krejt kjo ndjesi u fitua pasi ata vunë re se Nemanja Matic ia kishte bërë “like” një postimi në Instagram ku kritikohet Solskjaer.
“Matic, nëse Ole Gunnar Solskjaer nuk të do në të ardhmen në skuadër, të lutem largohu nga skuadra, mendoj se atij njeriu i mungon intelekti në mesfushë. Kam filluar ta urrej Olen.”

Matic u inkuadrua kundër Southamptnit në minutën e 68-të – 10 minuta pasi nikoqirët kishin barazuar. /Periskopi.com/












