Video spektakolare nga ‘100 lëvizjet e Messit që shokuan botën’ mund të jetë gjëja më e mirë që do shihni sot

Marrja e topit nga këmbët e Lionel Messit ka dalë të jetë detyrë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për mbrojtësit ndër vite. Asnjë lojtar në botë nuk është aq i mirë sa legjenda e Barcelonës dhe Kombëtares së Argjentinës kur bëhet fjalë për kontrollin e topit dhe tejkalimin e lojtarëve kundërshtarë, transmeton […]
Asnjë lojtar në botë nuk është aq i mirë sa legjenda e Barcelonës dhe Kombëtares së Argjentinës kur bëhet fjalë për kontrollin e topit dhe tejkalimin e lojtarëve kundërshtarë, transmeton Periskopi.
Shumë gola të tij për klubin dhe Kombëtaren kanë ardhur nga përpjekjet solo, si ato kundër Real Madridit, Athletic Bilbaos dhe Brazilit.

Ajo që e bën të veçantë stilin e driblimeve të Messit është lehtësia e jashtëzakonshme me të cilën ai i dërgon kundërshtarët në anën e gabuar.
Dyshojmë se do të shohim ndonjëherë dikë tjetër me talent të tillë si Messi.
Video të panumërta janë publikuar ndër vite të driblimeve të Messit, por llogaria në “YouTube” me emrin “Zizou” ka ngritur nivelin me 100 lëvizjet e Messit që “impresionuan botën”.
Shikoni më poshtë (klikoni në titullin e videos për ta shikuar videon). /Periskopi.com/












