Video dëshmon se Messi nuk e meritoi ‘Topin e Artë’ më 2012 – Ronaldo ishte mbreti i vërtetë atë vit

Viti 2012 i Lionel Messit do të mbahet mend përgjithmonë si një prej viteve më të mira individuale të një futbollisti në histori. Argjentinasi shënoi plot 91 gola brenda një viti kalendarik, duke parakaluar rekordin e mëhershëm që mbahej nga Gerd Muller me 85, transmeton Periskopi. Messi shënoi 79 gola për Barcelonën dhe 12 për […]
Viti 2012 i Lionel Messit do të mbahet mend përgjithmonë si një prej viteve më të mira individuale të një futbollisti në histori.
Argjentinasi shënoi plot 91 gola brenda një viti kalendarik, duke parakaluar rekordin e mëhershëm që mbahej nga Gerd Muller me 85, transmeton Periskopi.
Messi shënoi 79 gola për Barcelonën dhe 12 për Kombëtaren.
Ky rekord nuk pritet të thyhet në një të ardhme të afërt, edhe pse kurrë nuk i dihet saktë.

Me këto numra mbi supe, nuk ishte aspak befasi kur emri i Messit u thirr si fitues i “Topit të Artë” në ceremoni.
Ai doli para rivalit nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarit Andres Iniesta, duke fituar 41.6% të votave.
Sidoqoftë, një video është publikuar në Twitter që mundohet të tregojë se Ronaldo “u vodh” në këtë rast.
Në video shihet Messi duke shënuar nga pozitat favorizuese afër golit, pastaj tregohen pamje të Ronaldos duke shënuar nga pozita të vështira. /Periskopi.com/
Ronaldo robbed of Ballon D’Or 2012. [PART 2] pic.twitter.com/N8GJTmS1Fu
— Diego • Fan (@ronaldocomps) August 26, 2019












