U akuzua se i shkaktoi trauma psikologjike futbollistit të ri, vjen reagimi i Liverpoolit

Liverpool ka mohuar se ka keqtrajtuar mendërisht sulmuesin adoleshent Bobby Duncan. 18-vjeçari, i cili është kushëriri i ish-kapitenit Steven Gerrard, është përfolur për një huazim te Fiorentina, por Liverpool kërkon ta mbajë në klub talentin, transmeton Periskopi. Agjenti i lojtarit ka akuzuar drejtuesit për bullizëm, duke shtuar se djaloshi është në depresion pas stresit të […]
18-vjeçari, i cili është kushëriri i ish-kapitenit Steven Gerrard, është përfolur për një huazim te Fiorentina, por Liverpool kërkon ta mbajë në klub talentin, transmeton Periskopi.
Agjenti i lojtarit ka akuzuar drejtuesit për bullizëm, duke shtuar se djaloshi është në depresion pas stresit të madh që i ka shkaktuar klubi. Tani ka ardhur deklarata zyrtare e kampionëve të Europës.

“Liverpool Football Club është në dijeni dhe tepër i zhgënjyer nga komentet e bëra nga një prej lojtarëve tanë.
Për të mirën e lojtarit, nuk do të komentojmë publikisht mbi këtë çështje, por do të vazhdojmë të komunikojmë privatisht me të dhe përfaqësuesin e tij për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë.”
Një tjetër legjendë e klubit Jamie Carragher i ka këshilluar djaloshit të qëndrojë dhe të stërvitet me ekipin e dytë. Ai do të ketë mundësinë të zhvillohet dhe mbase do të thirret nga Klopp në ndeshjet e Carabao Cup.
Deklarata e tij nuk i ka pëlqyer agjentit të lojtarit, i cili i ka rikujtuar incidentin ku ai pështyu një tifoz një vit më parë. /Periskopi.com/












