Trajnerja e Kombëtares së Kosovës (femrat) u beson talenteve vendore: Fton 11 lojtare të ligës kosovare

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillojë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2021” kundër Turqisë. Trajnerja, Afërdita Fazlija ka ftuar 23 lojtare në përgatitje, prej të cilave 11 janë nga kampionati vendor, raporton Periskopi. Në konferencën e sotme për shtyp, Fazlija e ka konfirmuar se 12 futbolliste vijnë nga shtete tjera […]
Trajnerja, Afërdita Fazlija ka ftuar 23 lojtare në përgatitje, prej të cilave 11 janë nga kampionati vendor, raporton Periskopi.
Në konferencën e sotme për shtyp, Fazlija e ka konfirmuar se 12 futbolliste vijnë nga shtete tjera evropiane si Gjermania, Zvicra dhe Austria.
Ndër të tjerash, ajo së bashku me kapitenen e Kombëtares, Valentina Limani, u shprehën optimiste se do të nxjerrin rezultat pozitiv nga përballja.
Kosova bën pjesë në Grupin A, së bashku me Holandën, Rusinë, Turqinë, Slloveninë dhe Estoninë dhe shpreson ta nisë mbarë këtë cikël kualifikimesh, i cili për herë të parë vjen me format të ndeshjeve vajtje-ardhje.
Ndërkohë që ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Periskopi.com/












