Trajneri i Çekisë përmend Kosovën para Anglisë si kundërshtarin më të papërshtatshëm

Trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jorslav Silhavy ka dhënë një deklaratë interesante para sfidës me Kosovën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2020”. “Dardanët” ndeshen me çekët më 7 shtator, para se të përballen me Anglinë tre ditë më vonë, raporton Periskopi. Mirëpo, duke diskutuar rivalët e grupit para ndeshjes, tekniku çek e ka […]
“Dardanët” ndeshen me çekët më 7 shtator, para se të përballen me Anglinë tre ditë më vonë, raporton Periskopi.

Mirëpo, duke diskutuar rivalët e grupit para ndeshjes, tekniku çek e ka veçuar Kosovën para “Tre Luanëve” si Kombëtaren më sfiduese.
“Ne kemi rivalë me të vërtetë sfidues. Në veçanti Kosova, e cila është më e afërt me ne në tabelë dhe është situatë e rrezikshme. Por besoj se mund ta kontrollojmë”, deklaroi Silhavy.
Kujtojmë se “Dardanët” aktualisht kanë pesë pikë dhe pozicionohen në vendin e tretë në Grupin A, ndërsa Çekia zë vendin e dytë me gjashtë, aq sa ka edhe Anglia në të parin. /Periskopi.com/












