Të gjithë janë të befasur me formacionin e Milanit kundër Brescias: Piatek rezervë

Marco Giampaolo ka surprizuar me 11-shen që do të zbresë në fushë ndaj Brescia, duke lënë në stol sulmuesin kryesor, Piatek dhe në vend të tij ka aktivizuar Andre Silva. Sulmuesi polak ka qenë në vështirësi për të gjetur golin dhe sot e ka lënë në stol, duke preferuar portugezin, që iu ka mbetur në […]
Sulmuesi polak ka qenë në vështirësi për të gjetur golin dhe sot e ka lënë në stol, duke preferuar portugezin, që iu ka mbetur në skuadër, duke qenë se nuk arritën ta sistemojnë diku (momentalisht).
Nga minuta e parë do ta nisë edhe Kessie e Bennacer në mesfushë, ndërsa Castillejo e Suso do jenë pas shpinës së Andre Silva.
MILAN (4-3-2-1): Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Castillejo; André Silva.
BRESCIA (4-3-1-2): Joronen; Sabelli, Cistana, Chancellor, Martella; Bisoli, Tonali, Dessena; Spalek; Torregrossa, Donnarumma












