Surroi e quan koalicionin AKR-Nisma “koalicion tyxharësh”, Pacollin “kryetyxhar”

Surroi e quan koalicionin AKR-Nisma “koalicion tyxharësh”, Pacollin “kryetyxhar” Publicistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, ka publikuar së fundi një tjetër shkrim në lidhje me zhvillimet politike në portalin Koha dhe gazetën e saj Koha Ditore. Duket që ky shkrim është përgatitur para se të shpallej kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre dhe para se […]
Surroi e quan koalicionin AKR-Nisma “koalicion tyxharësh”, Pacollin “kryetyxhar”
Publicistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, ka publikuar së fundi një tjetër shkrim në lidhje me zhvillimet politike në portalin Koha dhe gazetën e saj Koha Ditore.
Duket që ky shkrim është përgatitur para se të shpallej kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre dhe para se të përcaktohej data e zgjedhjeve, e që është 6 tetori, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, znj.Surroi është e informuar për koalicionet parazgjedhore të javës së kaluar në të cilat u bënë bashkë AAK-ja me PSD-në dhe AKR-ja me Nismën Socialdemokrate.
Sa i përket koalicionit të fundit, ajo përdorë fjalë të ashpra dhe e quan “koalicion tyxharësh”.
“Koalicioni tjetër është ai i tyxharëve. Kryetyxhari Pacolli u lidh me NISMËN e Limajt – edhe këtu për matematika të thjeshta: AKR-ja nuk e kalon pragun, ashtu siç nuk e kalonte as në zgjedhjet e shkuara kur u lidh me LDK-në, e të cilën e tradhtoi që në rastin e parë.” – shkruan ndër tjerash znj.Surroi.
Fjala ‘tyxhar’ në shqip ka kuptimin e tregtarit të pasur, tregtarit që shiste e blinte mallra me shumicë.
Zonja Surroi paralajmëron një tjetër fushatë politike ku do të bëhen premtime të mëdha të cilat nuk do të realizohen.
Lexojeni të plotë shkrimin në fjalë duke klikuar KËTU./Periskopi












