S’ka vend për Dybalan – publikohen formacionet zyrtare nga superndeshja Juve-Napoli

Juventus-Napoli është sfida më e madhe e kësaj jave në Serie A. Në 20:45 në “Allianz Stadium” do të zbresin dy ekipet që kanë diskutuar titullin kampion në dy vitet e fundit. “Zonja e Vjetër” do e nisë thuajse me të njëjtën formacion që luajti një javë më parë ndaj Parmës. Matthijs de Ligt është […]
Në 20:45 në “Allianz Stadium” do të zbresin dy ekipet që kanë diskutuar titullin kampion në dy vitet e fundit.
“Zonja e Vjetër” do e nisë thuajse me të njëjtën formacion që luajti një javë më parë ndaj Parmës.
Matthijs de Ligt është ndryshimi më i madhe, edhe për faktin se u dëmtua Giorgio Chellini dhe holandezi ka marrë vendin e tij. Në stol është sërish Dybala, teksa sulmi do përbëhet nda treshja Ronald-Higuain-Costa.

Në anën tjetër Carlo Ancelotti do e nisë me 11-shen e tij më të mirë. Mertes, Insigne dhe Callejon janë në sulm, ndërsa në stol për pak minuta pret edhe blerja e re Hirving Lozano.













