S’ka hajgare me gjermanë – fansi e denoncon gjyqtarin në Polici pas vendimeve kontraverse kundër Bayernit

S’ka hajgare me gjermanë – fansi e denoncon gjyqtarin në Polici pas vendimeve kontraverse kundër Bayernit

Schalke 04 ishte në anën e humbësit të rezultatit 3-0 nga ndeshja në shtëpi kundër Bayern Munichut në fundjavë. Hat-tricku i Robert Lewandowskit ia siguroi fitoren e rehatshme kampionit në fuqi të Gjermanisë. Mirëpo, vendësit nuk ishin aspak të kënaqur me disa vendime të gjyqtarit gjatë ndeshjes. Referi, Marco Fritz qëndroi i heshtur ndaj disa […]

Hat-tricku i Robert Lewandowskit ia siguroi fitoren e rehatshme kampionit në fuqi të Gjermanisë.

Mirëpo, vendësit nuk ishin aspak të kënaqur me disa vendime të gjyqtarit gjatë ndeshjes.

Referi, Marco Fritz qëndroi i heshtur ndaj disa protestave për penallti nga Schalke.

David Wagner was upset with the referee vs Bayern

Dhe, për t’i frustruar edhe më shumë fansat vendës, ai drejtoi gishtin nga 11-metërshi në favor të Bayernit vonë gjatë përballjes, të cilën e konvertoi Lewa.

Pas ndeshjes për referim të dobët u ankua edhe trajneri i Schalkes, David Wagner, i cili u fokusua veçanërisht në dy raste.

Njëri ndodhi në minutën e 56-të e tjetri shtatë minuta më vonë.

Fillimisht, Matija Nastasic goditi me kokë në drejtim të portës, por përpjekja e tij u mbrojt me dorë nga Benjamin Pavard. Shikoni më poshtë.

? pic.twitter.com/Tb95to6wxK

— TheFootballAddick (@FootballAddick) August 27, 2019


Shtatë minuta më vonë, Daniel Caligiuri goditi nga gjuajtja e lirë, por tentativa e tij përsëri u ndal nga dora e një prej futbollistëve bavarezë – saktësisht nga Ivan Perisic.

?? pic.twitter.com/3bk1RXIZEm

— TheFootballAddick (@FootballAddick) August 27, 2019


Gjyqtari qëndroi i heshtur ndaj të dy këtyre incidenteve, dhe tani një fans i Schalkes i ka marrë aq afër zemres gafet e gjyqtarit, saqë ka vendosur ta raportojë në polici.

Policia e Gelsenkirchen e konfirmoi të mërkurën se kanë marrë një ankesë për gjyqtarin dhe VAR-in nga një fans.

“Një fans i Schalkes ka përpiluar ankesë kundër Gjyqtarit dhe VAR-it për mashtrim,” shkruhet në njoftimin e Policisë.

“Arsyeja: Dy penallti të paakorduara kundër FCBayernit. Policia tani po i shikon faktet.” /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova