S’ka hajgare me Conten – Lukaku i humbi menjëherë 3kg pas dietës strikte të urdhëruar nga italiani

Karriera e Romelu Lukakut tek Inter pati startin perfekt të hënën mbrëma. Skuadra e re e përmirësuar e Antonio Contes regjistroi një fitore 4-0 kundër Lecces, me Lukakun që realizoi në debutim. Belgu shkëlqeu dersa startoi përkrah Lautaro Martinezit. Lukaku gjithmonë është admiruar nga tekniku i Interit, transmeton Periskopi. Ai ishte i dëshpëruar ta transferonte […]
Karriera e Romelu Lukakut tek Inter pati startin perfekt të hënën mbrëma.
Skuadra e re e përmirësuar e Antonio Contes regjistroi një fitore 4-0 kundër Lecces, me Lukakun që realizoi në debutim.
Belgu shkëlqeu dersa startoi përkrah Lautaro Martinezit.
Lukaku gjithmonë është admiruar nga tekniku i Interit, transmeton Periskopi.

Ai ishte i dëshpëruar ta transferonte atë të Chelsea më 2017, por lojtari vendosi për Manchester Unitedin.
Dhe me të ardhur në “Meazza”, Lukaku i është nënshtruar një diete të veçantë derisa rezultatet kanë qenë impresive.
Sipas “Daily Mail”, Lukaku tashmë ka humbur 3 kilogramë. Dieta e Contes është ngrënia strikte me mish pule dhe perime.
Ushqimi i fërguar, mozzarella dhe alkoli i janë ndaluar rreptësisht.. /Periskopi.com/












