Shkencëtarët mbyllin debatin: Mësoni dy arsyet nga se lind homoseksualiteti

Shkencëtarët mbyllin debatin: Mësoni dy arsyet nga se lind homoseksualiteti

Homoseksualiteti lind nga një kombinim faktorësh gjenetikë dhe ambientalë Ky është përfundimi i një studimi të shumëdebatuar, i kryer mbi një milionë e gjysmë persona nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish. Sipas tyre, nuk ekziston vetëm një gjen që lejon parashikimin e sjelljes seksuale, por mijëra variante që kontribuojnë në mënyrë të kufizuar kundrejt ndikimit të […]

Ky është përfundimi i një studimi të shumëdebatuar, i kryer mbi një milionë e gjysmë persona nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish.

Sipas tyre, nuk ekziston vetëm një gjen që lejon parashikimin e sjelljes seksuale, por mijëra variante që kontribuojnë në mënyrë të kufizuar kundrejt ndikimit të ambientit dhe kulturës.

Studimi i botuar në revistën Science, përfaqëson edhe kërkimin më të gjerë gjenetik mbi temën e homoseksualitetit.

Studime të mëparshme sugjeronin praninë e sinjaleve gjenetike të forta që mund të lejonin parashikimin e sjelljes seksuale; një nga më të njohurit përqendrohej tek kromozomi X, por në studimin e fundit, me një kampion 100 herë më të madh, është demonstruar se nuk është kështu.

Kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat e më shumë se gjysmë milioni personash, të pranishme në dy banka të mëdha gjenetike.

Është bërë një ekzaminim i gjenomës me qëllim që të shihet se cilat gjene mund të jenë të lidhura me sjelljen seksuale të deklaruar nga personat në formularë. Dhe kanë rezultuar në përfundim pesë variante gjenetike të lidhura në mënyrë domethënëse me homoseksualitetin.

Dallime të vogla në ADN që kanë treguar një lidhje të qartë me sjelljen homoseksuale, dy të gjendura si tek burrat ashtu edhe tek gratë, dy vetëm tek burrat dhe një vetëm tek gratë.

Edhe të marra së bashku, të pesë variantet gjenetike shpjegojnë më pak se 1 për qind të sjelljes homoseksuale, çka sugjeron se edhe shumë variante të tjera mund të jenë të përfshira, secili me një rol shumë të vogël.

 

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve