Shiko: Në vend të autobusit me çati të hapur, lojtarët e Crvena Zvezdas festojnë mbi tank

Harrojeni autobusin e zakonshëm, me çati të hapur (kabriolet), në rast të parakalimit para tifozëve, si kampionë a triumfues në diçka tjetër! Mendoni më shumë për një transportues të blinduar të skuadrës së futbollit. Ky ishte mjeti i zgjedhur për futbollistët e Crvena Zvezda (Beograd) të martën, ndërsa festuan kualifikimin në fazën e grupeve të […]
Harrojeni autobusin e zakonshëm, me çati të hapur (kabriolet), në rast të parakalimit para tifozëve, si kampionë a triumfues në diçka tjetër! Mendoni më shumë për një transportues të blinduar të skuadrës së futbollit. Ky ishte mjeti i zgjedhur për futbollistët e Crvena Zvezda (Beograd) të martën, ndërsa festuan kualifikimin në fazën e grupeve të “Champions League”.
Festa pati nota ushtarake. Para ndeshjes, tifozët e skuadrës beogradase kishin parkuar një tank luftarak jashtë stadiumit “Rajko Mitic”, përpara ndeshjes së dytë të “play-off”-it me kampionët zviceranë, BSC Young Boys, transmeton Periskopi.
Tanku, një T-55 i prodhuar nga ish-Bashkimi Sovjetik, u përdor gjatë luftës së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990. Ai ishte parkuar pranë tribunës së rezervuar për mbështetësit më të zjarrtë të Crvena Zvezdas, të njohur si “Delije”, e cila mund të përkthehet afërsisht si “heronj”, të cilët në të kaluarën kanë qenë të përfshirë në incidente të dhunshme dhe kanë shprehur pikëpamje të forta nacionaliste.
Ky marifet shkaktoi zemërim te Kroacia fqinje, e cila luftoi e derdhi shumë gjak për pavarësi nga ish-Jugosllavia, e udhëhequr nga serbët. Media kroate e quajti atë veprim “një provokim të qartë” dhe i kërkoi organit drejtues të futbollit evropian, UEFA, të reagojë.
Në Zagreb, në vitin 1990, të paktën 59 tifozë dhe 79 policë u plagosën, pasi forcat e sigurisë përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të ndaluar përplasjet e dhunshme, të frymëzuara nga urrejtja nacionaliste midis tifozëve serbë dhe kroatë, para një ndeshjeje të madhe të ligës jugosllave të futbollit, midis Dinamos dhe Crvena Zvezda. Sidoqoftë, tifozët serbë thanë se tanku thjesht simbolizon sloganin e tyre “the machine has started”. Dhjetëra tifozë u panë të rreshtuar për të bërë fotografi pranë tij.
Një tifoz, Borislav Danilovic, tha: “Ky tank është një gjë e bukur, është një simbol i Ushtrisë Veriore, grupit tonë si tifozë. Ky nuk është provokim. Unë po shikoja në TV, kroatët po ankohen. Kroatët po ankohen edhe në Facebook. Ata që nuk na pëlqejnë ne, ankohen, por, për mua, është një gjë e shkëlqyer”.
Autoritetet serbe e kanë përshkruar tankun si një “suvenir”. Ato thanë se nuk përmban asnjë material, që mund të rrezikojë publikun.
Zyrtarët e ushtrisë serbe shtuan se tankut iu hoqën të gjitha pajisjet kryesore dhe tani është vetëm për muze. Zëdhënësi i Ministrisë sëMbrojtjes, Milan Gujanica, tha: “Ai nuk ka motor, nuk ka transmision, të gjitha pajisjet e të shtënave dhe ato optike i janë hequr”. /Periskopi.com/
Typically discreet celebration from the Red Star Belgrade players as they toasted qualification to the Champions League last night by riding through the streets on a tank. pic.twitter.com/4hCEOtZbC8
— MUNDIAL (@MundialMag) August 28, 2019












