Postimi i Borussia Dortmundit pasi e kuptoi se do të ndeshet me Barcelonën në CL është thjesht brutal

Pra, është hedhur shorti për fazën e grupeve në Champions League. Edicioni 2019/20 i kompeticionit pritet të jetë poashtu spektakolar, me Barcelonën dhe Borussia Dortmundin që janë pjesë e grupit më të vështirë. Dy prej klubeve më të mëdha evropiane do të luajnë kundër Interit të Antonio Contes, me tri skuadra që kërkojnë një vend […]
Pra, është hedhur shorti për fazën e grupeve në Champions League.
Edicioni 2019/20 i kompeticionit pritet të jetë poashtu spektakolar, me Barcelonën dhe Borussia Dortmundin që janë pjesë e grupit më të vështirë.
Dy prej klubeve më të mëdha evropiane do të luajnë kundër Interit të Antonio Contes, me tri skuadra që kërkojnë një vend në fazën tjetër.
Slavia Praga është poashtu pjesë e të njejtit grup, por është dukshëm skuadra më jo favorite për të avancuar tutje.
Barça kundër Dortmundit është një ndeshje që do të përcillet me interesim të madh nga të gjithë.
Dhe klubi gjerman e ka intensifikuar rivalitetin me Barçën para përballjeve në kompeticionin elitar të Evropës.
Klubi nga Bundesliga shkroi në Twitter: “Koha të ushtrojmë kornerët,” pasi e kuptoi se do të ndeshet me katalunasit.
Time to practice our corners ?♂️ https://t.co/ua104F7CWo
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) August 29, 2019
Edicioni 2018/19 i Barçës famësisht përfundoi kundër Liverpoolit në “Anfield”, pasi Divock Origi shënoi pas një këndoreje të ekzekutuar shpejt nga Trent Alexander Arnold.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/












