Përkeqësohet gjendja e Messit – mbetet jashtë fushave edhe për një kohë të gjatë

Lionel Messi vazhdon të jetë emri më i përfolur në Barcelonë, me argjentinasin që mungoi në dy ndeshjet hapëse të skuadrës në La Liga, transmeton Periskopi. Ai mungoi për shkak të një dëmtimi të pësuar në pulpën e këmbës së djathtë, derisa pritej të rikthehej në fundjavë për ndeshjen kundër Real Betisit. Mirëpo, ai e […]
Lionel Messi vazhdon të jetë emri më i përfolur në Barcelonë, me argjentinasin që mungoi në dy ndeshjet hapëse të skuadrës në La Liga, transmeton Periskopi.
Ai mungoi për shkak të një dëmtimi të pësuar në pulpën e këmbës së djathtë, derisa pritej të rikthehej në fundjavë për ndeshjen kundër Real Betisit.
Mirëpo, ai e përcolli edhe këtë ndeshje nga tribuna, dhe tani është mësuar se gjendja e tij është perkeqësuar dhe do të mungojë për një kohë edhe më të gjatë.
“Radio Catalunya” potencon se ka shqetësime te Barça se ai do të mungojë edhe për një muaj, gjë që do të nënkuptonte në humbjen e ndeshjes së parë në Champions League. /Periskopi.com/












