Pas shumë lëndimeve te Kombëtarja, Kosova merr lajme fantatike nga Çekia

Futbollistët e Victoria Plzen Michael Krmencik dhe Joel Kayamba, të cilët në luajtën në xhiron e shtatë të kampionatit çek të dielën, kanë pësuar lëndime muskulore. Për shkak të këtyre lëndimeve, dy futbollistët në fjalë do t’i mungojnë Republikës së Çekisë në ndeshjet e shtatorit kundër Kosovës dhe Malit të Zi në eliminatoret e Kampionatit […]
Futbollistët e Victoria Plzen Michael Krmencik dhe Joel Kayamba, të cilët në luajtën në xhiron e shtatë të kampionatit çek të dielën, kanë pësuar lëndime muskulore.
Për shkak të këtyre lëndimeve, dy futbollistët në fjalë do t’i mungojnë Republikës së Çekisë në ndeshjet e shtatorit kundër Kosovës dhe Malit të Zi në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Mesfushori Kayamba ka pësuar lëndim në kofshë dhe u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen para të dielës.

Ndërkaq, lëndim muskulor pësoi edhe sulmuesi Krmencik, derisa klubi i tyre tashmë ka konfirmuar lëndimet e tyre në rrjetin social “Twitter”.
“Koha e rehabilitimit të këtyre lëndimeve zgjat zakonisht disa javë, por është e pamundur të vlerësohen me saktësi”.
Ndryshe, Kosova është nikoqire e Republikës së Çekisë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Momentalisht në grupin A, Republika e Çekisë renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Kosova e cila renditet në vendin e tretë. /Periskopi.com/












