Nitaj: AAK ka dalë veç 2 për qind nën partinë e parë, pa PSD’në

Nitaj: AAK ka dalë veç 2 për qind nën partinë e parë, pa PSD’në

Muharrem Nitaj i AAK’së, thotë se në sondazhin e fundit, pa PSD’në AAK ka qenë vetëm 2 për qind nga vendi i parë. Ai thotë se me PSD’në dalin partia e parë. “Koalicioni AAK-PSD ka gjasa reale të jetë favorit në këto zgjedhje. Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e kanë nxjerr nën 2 për qind […]

Muharrem Nitaj i AAK’së, thotë se në sondazhin e fundit, pa PSD’në AAK ka qenë vetëm 2 për qind nga vendi i parë. Ai thotë se me PSD’në dalin partia e parë.

“Koalicioni AAK-PSD ka gjasa reale të jetë favorit në këto zgjedhje. Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e kanë nxjerr nën 2 për qind nën pozicionin e parë. Sondazhi është kry me datën 31 korrik, por nuk e ka pasë të përfshirë edhe PSD’në. Duke i mbledhur dy rezultatet, ky sondazh e nxjerr koalicionin AAK- PSD të parin në përqinej”, ka thënë Nitaj në Pressing, shkruan Periskopi.

Ndryshe edhe Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti thotë se beson se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Synimi është t’i fitojmë zgjedhjet dhe ky system zgjedhor ku koalicioni që del i pari para zgjedhjeve i përcakton disa parametra pas zgjedhjeve atëherë besoj se është e arsyeshme qe ne me Aleancën të synojmë fitore. Besoj se dallimi mes subjekteve AAK-PSD, LDK –VV dhe PDK është dallim në përqindje të vogël dhe mendojmë se me programin qeverisës që do ta prezantojmë dhe me atë se si i kemi mbrojtë disa gjana mendoj se mund të dalim të parët”, ka thënë Ahmeti në Debat Plus përcjell Periskopi.

Ahmeti ka folur edhe për qëndrimet në të kaluarën ndaj zyrtarëve të sotëm të PSD’së ndaj Aleancës./Periskopi/

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj