Minutat e fundit, tri partitë e mëdha ende nuk kanë dorëzuar aplikimet në KQZ

Kanë mbetur edhe 20 minuta derisa të mbyllet afati ligjor që partitë politike të aplikojnë në KQZ për zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2019, të cilat do të mbahen më 6 tetor, shkruan Periskopi. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pushuar së zhvilluari takime në mbrëmje për të negociuar rreth marrëveshjes parazgjedhore. Këtë e ka konfirmuar […]
LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pushuar së zhvilluari takime në mbrëmje për të negociuar rreth marrëveshjes parazgjedhore.
Këtë e ka konfirmuar nga zyra për media e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, njofton Klan Kosova.
Ai është përgjigjur me “Jo”, në pyetjen nëse kanë vazhduar takimet në mbrëmje.
Në anën tjetër ku deri tash këtë e kanë bërë tre koalicione: VAKAT, AKR-Nisma-PD dhe AAK-PSD.
Pa aplikuar në KQZ janë ende: PDK-ja, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje












