Më shumë se një milion persona e kanë parë videon që Harry Maguire do të dëshironte ta fshinte nga faqja e dheut

Harry Maguire shijoi humbjen e parë në “Old Trafford”, të shtunën. Transferimi rekord i Manchester Unitedit për një mbrojtës ishte i pafuqishëm të parandalonte humbjen e skuadrës së tij në “Teatrin e Ëndrrave” me rezultat 2-1 nga Crystal Palace, transmeton Periskopi. Maguire ishte fajtori kryesor i golit të parë të shënuar nga Jordan Ayew, duke […]
Transferimi rekord i Manchester Unitedit për një mbrojtës ishte i pafuqishëm të parandalonte humbjen e skuadrës së tij në “Teatrin e Ëndrrave” me rezultat 2-1 nga Crystal Palace, transmeton Periskopi.
Maguire ishte fajtori kryesor i golit të parë të shënuar nga Jordan Ayew, duke dështuar ta lexonte situatën derisa lejoi sulmuesin ganez të vraponte i lirë drejt protës së David de Geas.

Ishte një rikthim në realitet për mbrojtësin anglez, i cili ishte në qiellin e shtatë pas debutimin fantastik në fitoren 4-0 kundër Chelseat.
Sidoqoftë, tani kanë filluar talljet me të, pasi një fans ka vënë re stilin e çuditshëm të vrapimit nga mbrojtësi.
Shfrytëzuesi i Twitterit me emrin “YSAB87” ka postuar një video të mbrojtësit kundër Palace me titullin: “Maguire vrapon sikur të jetë duke folur në telefon i veshur me peshqir.”
Video e mëposhtme ka marrë më shumë se një milion shikime për një kohë të shkurtër. /Periskopi.com/
Maguire runs like he’s answering the phone whilst wearing a towel pic.twitter.com/QXdpmP54uY
— Y (@YSAB87) August 25, 2019












