Mbyllet ndeshja, Fati në histori por Barcelona zhgënjen

Barcelona nuk ka arritur të regjistrojë më shumë se një barazim 2-2 si mysafire e Osasunës, të shtunën pasdite, në një ndeshje që u përshkua nga një moment historik. Fillimisht Roberto Torres kaloi nikoqirët në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes, raporton Periskopi. Deri në minutën e 51-të nuk pati gola, dhe pikërisht në […]
Fillimisht Roberto Torres kaloi nikoqirët në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes, raporton Periskopi.
Deri në minutën e 51-të nuk pati gola, dhe pikërisht në këtë minutë u shkruajt historia.
Ansu Fati, i inkuadruar në pjesën e dytë për Barçën, realizoi për 1-1 duke u bërë lojtari më i ri në histori të Barcelonës që shënon gol në ligë, si 16-vjeçar, dhe i treti më i riu në histori të La Ligas.
Sidoqoftë, ai ishte i pafuqishëm ta ndalë barazimin e skuadrës së tij, pavarësisht se Arthur kaloi në epërsi djelmoshat e Ernesto Valverdes 13 minuta më vonë.
Gerard Pique doli të jetë figura tragjike e mysafirëve, pasi shkaktoi penallti në minutën e 81-të, nga ku realizoi golin e dytë personal Torres.
Pas këtij barazimi, Barcelona zë pozitën e pestë në ligë me katër pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Osasuna zë të katërtin me po aq pikë, por goldallim më të mirë. /Periskopi.com/












