Mbyllet ndeshja: Drita e shkatërron Dukagjinin midis Klinës

Drita ka mposhtur si mysafire Dukagjinin e Klinës me rezultat 4-0 të premten pasdite, në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Gjilanasit kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë me anë të një goli të Xhevdet Shabanit, raporton Periskopi. Një minutë para përfundimit të pjesës […]
Drita ka mposhtur si mysafire Dukagjinin e Klinës me rezultat 4-0 të premten pasdite, në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës.
Gjilanasit kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë me anë të një goli të Xhevdet Shabanit, raporton Periskopi.
Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Benjamin Shabani dyfishoi shifrat dhe mysafirët u futën në pushim me kokën rehat.
Goditjen përfundimtare Dukagjinit ia dha Xhevdet Shabani, i cili në minutën e 75-të shënoi golin e tretë të Dritës, para se Betim Haxhimusa të realizonte për 4-0 në kohën shtesë.
Pas kësaj fitore, Drita grumbullon gjashtë pikë nga tri ndeshje dhe rrëmben, të paktën përkohësisht, primatin në Superligë.
Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në pozitën e 10-të me vetëm një pikë të grumbulluar. /Periskopi.com/












