Martial e Rashford më të mirët, as Chelsea nuk qëndron keq në vlerësime: Këto janë notat e lojtarëve

Manchester Unitedi e njoftoi brutalisht Frank Lampardin me Premier Leaguen, derisa “Djajtë e Kuq” mposhtën Chelsean me rezultat 4-0 të dielën mbrëma në “Old Trafford”. Dy gola nga Marcus Rashford, një nga Anthony Martial dhe një tjetër nga debutanti, Daniel James e fundosën anijën e kaltër të Lampardit, raporton Periskopi. “Whoscored” i ka dhënë notën […]
Manchester Unitedi e njoftoi brutalisht Frank Lampardin me Premier Leaguen, derisa “Djajtë e Kuq” mposhtën Chelsean me rezultat 4-0 të dielën mbrëma në “Old Trafford”.
Dy gola nga Marcus Rashford, një nga Anthony Martial dhe një tjetër nga debutanti, Daniel James e fundosën anijën e kaltër të Lampardit, raporton Periskopi.
“Whoscored” i ka dhënë notën më të lartë Rashfordit dhe Martialit, 8.3, derisa Pogba, i cili bëri dy asistime, ka marrë notën 8.2.
Edhe Chelsea, dorën në zemër, nuk është se luajti keq por nuk tregoi efikasitet në sulm, duke goditur dy shtylla respektivisht transversalen.
Andaj, londinezët nuk kanë marrë nota shumë të ulëta, pavarësisht humbjes së rëndë.
Shikoni më poshtë vlerësimet e plota. /Periskopi.com/













