Luiza Gega shkruan historinë në atletikë

Luiza Gega shkruan historinë në atletikë

“Një atlet duhet të vrapojë me ëndrrat në zemër e jo me paratë në xhep”, ka qenë një shprehje e famshme e vrapuesit çekosllovak Emil Zatopek dhe në atletikën shqiptare ka një emër që ka vrapuar gjithmonë me ëndrra të mëdha, Luiza Gega. E vetme, 30-vjeçarja ka mbajtur gjallë atletikën në Shqipëri duke thyer jo […]

“Një atlet duhet të vrapojë me ëndrrat në zemër e jo me paratë në xhep”, ka qenë një shprehje e famshme e vrapuesit çekosllovak Emil Zatopek dhe në atletikën shqiptare ka një emër që ka vrapuar gjithmonë me ëndrra të mëdha, Luiza Gega.

E vetme, 30-vjeçarja ka mbajtur gjallë atletikën në Shqipëri duke thyer jo vetëm rekorde të njëpasnjëshme, por njëkohësisht duke bërë të rëndësishme atletikën shqiptare në vitet e fundit, bashkë me Izmir Smajlajn, aq sa në garën e saj të fundit në Rovereto, arriti të triumfojë në 3 mijë metra me pengesa, diçka e rrallë për një evropiane dhe ishte një kënaqësi tek dëgjoje komentatorin e Rai Sport ta evidentonte diçka të tillë.

Pak javë më parë, në Shkup, Luiza regjistroi një tjetër arritje duke siguruar me kohën 9 minuta 25 sekonda e 79 të qindtat kualifikimin për në Olimpiadën e Tokios, diçka e jashtëzakonshme dhe e pamenduar për një atlet shqiptar.

Dekada e fundit në sportin e atletikës, e sidomos pas vitet 90-të në Shqipëri, është identifikuar kryesisht me emrin e saj, aq sa duket paradoksale që një vend i vogël si Shqipëria, të konkurrojë në garat e distancave të thellësisë me emra të mëdhenj të këtij sporti, që vijnë nga Kenia, Etiopia apo nga vende të ndryshme afrikane, që kanë mbështetjen, kushtet dhe traditën.

Sukseset e Luiza Gegës, së fundmi në Shkup, por dhe Rovereto janë jo vetëm një triumf i saj, por dhe fitore e atletikës dhe atij vrapimi me ëndrra në zemër, që evidentonte Emil Zatopek, edhe pse thënë në mesin e viteve 50-të është paksa jashtë mode, vetëm në pjesën e fundit të saj, pasi në atletikën e sotme pasi ke realizuar ëndrrat ke merituar dhe paratë në xhep. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova