Lajm i madh për Kosovën: Çekia mbetet pa asnjë sulmues, dëbohet nga klubi i tij ylli më i madh

Kosova do të përballet me 7 shtator në Stadiumin Fadil Vokrri kundër Republikës së Çekisë. Ylli më i madh i kombëtares çeke është dëbuar nga ekipi i tij dhe ka telashe për gjetjen e klubit të ri. Patrik Schick është ylli më i madh i Kombëtares së Çekisë në futboll, kategoria e meshkujve. Ai në […]
Patrik Schick është ylli më i madh i Kombëtares së Çekisë në futboll, kategoria e meshkujve. Ai në dy vitet e fundit luajti për gjigantin italian Roma, ku në 46 ndeshje arriti të realizonte vetëm 5 gola. Por, gjatë kësaj periudhe kohore ai shkëlqeu për kombëtaren e tij, dhe deri tash në 18 ndeshje ka shënuar 8 gola.
Schicku nuk është në planet e trajnerit portugez të Romës, Paulo Fonseca. Tashmë, një numër i madh ekipesh kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, përfshirë RB Leipzigun dhe Schalke 04-shin, shkruan Periskopi.
E derisa fati i tij ende nuk është përcaktuar derisa 7 shtatori afron, Schick vazhdon të mos luajë dhe për t’u ambientuar në ekipin e ri do t’i mbeten vetëm disa ditë.
Kombëtarja e Çekisë ka edhe të tjerë sulmues të rrezikshëm, por të cilët nuk i afrohen nivelit të Schickut.
Një prej tyre është Matej Vydra, dhe i cili po ashtu nuk po luan dhe nuk po ka sukses në Premier Ligë te Burnley. Ai për Çekinë ka luajtur 26 herë dhe ka shënuar 5 gola.
Veç tij, në sulmin çek është edhe Libor Kozak, ish anëtari i Lazios, Aston Villas e Brescias, por që aktualisht ka rënë në nivel dhe luan për Spartën e Pragës.
Pa kurrfarë dyshimi që këto probleme të Çekisë në sulm i konvenojnë tej mase Kosovës. /Periskopi












