La Liga me një gjest brilant për Enriquen pasi tragjikisht i vdiq vajza 9-vjeçare nga kanceri

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet në ligën e parë dhe në atë të dytën do ta mbajnë nga një minut heshtje në nderim të vajzës së Luis Enriques, Xana. Ish-trajneri i Spanjës u largua nga kombëtarja në muajin qershor për arsye personale, por që kishte humbur edhe tri ndeshjet […]
Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet në ligën e parë dhe në atë të dytën do ta mbajnë nga një minut heshtje në nderim të vajzës së Luis Enriques, Xana.
Ish-trajneri i Spanjës u largua nga kombëtarja në muajin qershor për arsye personale, por që kishte humbur edhe tri ndeshjet e fundit.
Strategu 49-vjeçar ka konfirmuar të enjten e kësaj jave se vajza e tij nëntë vjeçare ka ndërruar jetë pas sëmundjes së kancerit.
Federata spanjolle ka konfirmuar se në të gjitha ndeshjet e ligës së parë dhe asaj të dytë do të mbahet një minut heshtje në nderim të vajzës së ish-trajnerit të Barcelonës.
Official statement:
A minute of silence will be held ahead of all #LaLigaSantander and #LaLigaSmartBank matches this weekend in memory of Xana, daughter of Luis Enrique. pic.twitter.com/atTbzX6Crl
— LaLiga (@LaLigaEN) August 30, 2019
“Një minut heshtje do të mbahet në La Liga Santander dhe në La Liga Smart Bank në këtë fundjavë në kujtim të Xanas, vazjës së Luis Enriques”, thuhet në njoftim.
Enrique u largua nga posti i selektorit të kombëtares që të kalonte më shumë kohë me vajzën e tij, derisa ishte duke e luftuar kancerin për pesë muaj. /Periskopi.com/












