‘Kurrë nuk mund të më bindësh se një mbrojtës është futbollist më i mirë se Leo Messi’

Lionel Messi për të katërtin vit rresht nuk arriti ta fitojë çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA, të enjten mbrëma, derisa Virgil van Dijk doli i pari. Qendërmbrojtësi i Liverpoolit fitoi plot 305 pikë, duke lënë prapa Lionel Messin me 207 dhe Cristiano Ronaldon me 74, transmeton Periskopi. Van Dijk me plot meritë e fitoi […]
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit fitoi plot 305 pikë, duke lënë prapa Lionel Messin me 207 dhe Cristiano Ronaldon me 74, transmeton Periskopi.
Van Dijk me plot meritë e fitoi këtë çmim pas një fushate të jashtëzakonshme me Liverpoolin, kur triufmoi në Champions League dhe përfundoi në vendin e dytë në Premier League.

Holandezi është padyshim qendërmbrojtësi më i mirë në rruzull aktualisht, por disa fansa besojnë se Messi është dashur ta fitonte çmimin.
Nëse flasim individualisht, nuk pati më të mirë se 32-vjeçari edicionin e kaluar, kur realizoi 51 gola dhe kontriboi me 19 asistime në të gjitha garat.
Sidoqoftë, idea se Van Dijk – një mbrojtës – është në fakt futbollist më i mirë se Messi nuk është pritur mirë nga disa njerëz.
Një video e titulluar “kurrë nuk mund të më bindësh se një mbrojtës është futbollist më i mirë se Messi” ka shkuar viral në rrjetet sociale. /Periskopi.com/
You can never convince me that a defender is a better footballer than this man pic.twitter.com/zhyBHU2uo5
— Matt (@MessiLob) August 29, 2019












