Kurrë mos harroni, Liverpooli e shiti Coutinhon për 160 milionë dhe me ato para bleu Van Dijkun dhe Alissonin

Viti 2019 nuk ka qenë asgjë tjetër pos spektakolar për Liverpoolin. “Të Kuqtë” fituan trofeun e gjashtë evropian në qershor, pasi mposhtën Tottenhamin 2-0 në finale, transmeton Periskopi. Suksesi i tyre në Evropë erdhi pas një fushate poashtu brilante në Premier League ku grumbulluan plot 97 pikë, por u mposhtën në garën për titull nga […]
Viti 2019 nuk ka qenë asgjë tjetër pos spektakolar për Liverpoolin.
“Të Kuqtë” fituan trofeun e gjashtë evropian në qershor, pasi mposhtën Tottenhamin 2-0 në finale, transmeton Periskopi.
Suksesi i tyre në Evropë erdhi pas një fushate poashtu brilante në Premier League ku grumbulluan plot 97 pikë, por u mposhtën në garën për titull nga Manchester City.
Gjatë ceremonisë së djeshme për më të mirët e sezonit në Champions League, Alisson Becker dhe Virgil van Dijk fituan disa çmime.

Alisson u shpall Portieri i Sezonit, derisa Van Dijk u shpall Mbrojtësi i Sezonit dhe poashtu fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes, Lojtari më i Mirë.
Dy transferimet më të shtrenjta të Liverpoolit e kanë shpaguar veten me këto suksese, dhe në këtë miks vlen të përmendet një emër; Philippe Coutinho.
Nëse “Të Kuqtë” nuk do ta kishin shitur brazilianin për 160 milionë euro te Barcelona në janar të vitit të kaluar, ata sigurisht se nuk do të mund të kishin financuar transferimin e Van Dijkut dhe Alissonit.
Kjo nënvizon një biznes të jashtëzakonshëm, apo jo? /Periskopi.com/












