Krejt sytë në Drenas sot, dështakët e Evropës Feronikeli dhe Prishtina ndeshen në ‘Rexhep Rexhepi’

Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me tri ndeshje tjera interesante, derisa spikat ajo që do të zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” mes Feronikelit dhe Prishtinës. Dy skuadrat që zhgënjyen në arenën evropiane këtë fushatë, do të luftojnë për pikë të plota me të dy këto klube që pritet të jenë përsëri pretendentë për titull. […]
Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me tri ndeshje tjera interesante, derisa spikat ajo që do të zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” mes Feronikelit dhe Prishtinës.
Dy skuadrat që zhgënjyen në arenën evropiane këtë fushatë, do të luftojnë për pikë të plota me të dy këto klube që pritet të jenë përsëri pretendentë për titull.
“Nikli” u befasua në xhiron e dytë duke u mposhtur nga Ballkani i Ismet Munishit, kështu që do të kemi një luftë të madhe për pikë nga skuadra nga Drenasi.
Prishtina, në anën tjetër, do të mundohet të nxjerrë hak për titullin e humbur në ditën e fundit edicionin e kaluar.
Më poshtë, orari i plotë i ndeshjeve që zhvillohen sot:
E shtunë – 16:00
Feronikeli – Prishtina
(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, B. Kepuska, F. Jashari)
Llapi – Ballkani
(Gjyqtarë: S. Isufi, L. Muhadri, B. Morina)
Flamurtari – Ferizaj
(Gjyqtarë: F. Tahiri, E. Baliqi, A. Ejupi)












