Kosova pa medalje në ditën e tretë, mposhtet edhe Nora Gjakova

Kosova ka mbetur pa medalje në ditën e tretë të kampionatit botëror të xhudos. Në ditën e tretë të garave, pas eliminimit të Akil Gjakovës në -73 kilogramë, pa medalje ka mbetur edhe motra e 23-vjeçarit, Nora Gjakova në konkurrencën -57 kilogramë. Nora Gjakova e humbi luftën çerekfinale kundër bullgares Ivelina Ilieva, por mbeti në […]
Kosova ka mbetur pa medalje në ditën e tretë të kampionatit botëror të xhudos.
Në ditën e tretë të garave, pas eliminimit të Akil Gjakovës në -73 kilogramë, pa medalje ka mbetur edhe motra e 23-vjeçarit, Nora Gjakova në konkurrencën -57 kilogramë.
Nora Gjakova e humbi luftën çerekfinale kundër bullgares Ivelina Ilieva, por mbeti në luftë për medalje të bronztë, përmes repasazhit.
Ajo në luftën e parë drejt rrugës për të bronztën, u mund me Ippon nga francezja, 21-vjeçarja Sarah Leonie Cysique.
Kosova fitoi medaljen e parë në ditën e parë të kampionatit botëror, kur medaljen e bronztë e fitoi Distria Krasniqi, kurse në ditën e dytë, të bronztën e siguroi Majlinda Kelmendi.
Të premten do të garojë xhudistja Loriana Kuka, në kategorinë -78 kilogramë. /Periskopi.com/












