Kolapson gjithçka: Kërkesa gati e pabesueshme e PSG-së për Neymarin i jep fund negociatave

Rikthimi i Neymarit te Barcelona ka kolapsuar pasi negociatat mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit shkuan keq të premten. Kjo sipas “Mundo Deportivos”, gazetë e cila potencon se Barcelona ka vendosur kundër rikthimit të brazilianit, transmeton Periskopi. Kërkesa e PSG-së për Neymarin thuhet se përfshinte Ousmane Dembelen, Ivan Rakiticin dhe Jean-Clair Todibo plus një shumë të […]
Rikthimi i Neymarit te Barcelona ka kolapsuar pasi negociatat mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit shkuan keq të premten.
Kjo sipas “Mundo Deportivos”, gazetë e cila potencon se Barcelona ka vendosur kundër rikthimit të brazilianit, transmeton Periskopi.
Kërkesa e PSG-së për Neymarin thuhet se përfshinte Ousmane Dembelen, Ivan Rakiticin dhe Jean-Clair Todibo plus një shumë të majme të hollash.
Siç mund ta imagjinoni, Barça tha absolutisht “jo” dhe tani është larguar nga gara. /Periskopi.com/












