Kaos i vërtetë te Kombëtarja: Përveç lëndimeve, katër futbollistë kanë mbetur pa klube

Kombëtarja e Kosovës po përballet me probleme të mëdha para ndeshjeve kualifikuese për “Euro2020” kundër dy reprezentacioneve tejet kualitative, si Republika e Çekisë dhe Anglisë. “Dardanët” janë goditur së fundmi nga lëndimet e disa prej futbollistëve kryesorë, por sikur kjo të mos mjaftonte, edhe katër lojtarë tjerë kanë mbetur ose janë që një kohë pa […]
Kombëtarja e Kosovës po përballet me probleme të mëdha para ndeshjeve kualifikuese për “Euro2020” kundër dy reprezentacioneve tejet kualitative, si Republika e Çekisë dhe Anglisë.
“Dardanët” janë goditur së fundmi nga lëndimet e disa prej futbollistëve kryesorë, por sikur kjo të mos mjaftonte, edhe katër lojtarë tjerë kanë mbetur ose janë që një kohë pa klube, shkruan Periskopi.
Ndër ta janë dy portierët Samir Ujkani dhe Visar Bekaj, të cilët aktualisht janë agjentë të lirë.

Besar Halimi dhe Ardin Dallku janë dy lojtarët tjerë të cilët poashtu nuk po mund të gjejnë klube ku të angazhohen.
Në fakt, Halimi është pjesë e Brondbyt, por nuk ftohet fare te kjo skuadër derisa pritet të bëhet me klub të ri gjatë kësaj jave.
Sa i përket Dallkut, ai është lënë i lirë nga Vorskla në qershor dhe ende nuk ka gjetur ndonjë klub të interesuar. /Periskopi.com/













