Jurgen Klopp: Do ta studioj mirë Salzburgun dhe Genkun

“Sërish Napoli. Kjo është interesante. Nuk e mbaj mend mirë se sa herë kemi luajtur ndaj tyre, por pa dyshim që janë një skuadër me shumë përvojë në Champions League”, u shpreh trajneri Jurgen Klopp pas hedhjes së shortit. Trajneri i Liverpool, skuadra kampione në fuqi, ka një mision të vështirë sezonin e ri të […]
“Sërish Napoli. Kjo është interesante. Nuk e mbaj mend mirë se sa herë kemi luajtur ndaj tyre, por pa dyshim që janë një skuadër me shumë përvojë në Champions League”, u shpreh trajneri Jurgen Klopp pas hedhjes së shortit.
Trajneri i Liverpool, skuadra kampione në fuqi, ka një mision të vështirë sezonin e ri të Champions, të mbrojë trofeun dhe këtë gjë do ta nisë nga faza e grupeve. Përballë “reds”, përveç Napolit janë edhe Salzburg dhe Genk.
“Do të studioj më mirë dy ekipet e tjera, por e di shumë mirë se janë dy skuadra me mjaft lojtarë të rinj, gati për të befasuar dhe interesantë për t’u ndjekur. Kjo është 100% e sigurt. Nuk mbaj mend të kemi luajtur ndaj tyre, por do të jenë sfida interesante”, tha Klopp.
“Gjithsesi, kështu ndodh gjithnjë. Nuk ka grupe të lehta dhe ky grup mban me vete të papritura të fshehta. Ne gjithnjë jemi përpjekur që të rritemi dhe të shohim përpara. Këtë gjë e synojmë gjithnjë, të përmirësohemi dhe ecim përpara”, tha Klopp. /Periskopi.com/












