Interi e nis me fitore, Lukaku shënon në debutim

Interi e ka nisur shumë mirë Serie A këtë sezon pasi që e ka mposhtur me rezultat 4-0 Leccen. Kjo fitore ka treguar se Juventus do të këtë një konkurrent të fortë sivjet për sezonin e ri. Interi e ka nis kampionatin me klas. Ata sonte kanë mposhtur me rezultat 4-0 në një ndeshje që […]
Interi e ka nis kampionatin me klas.
Ata sonte kanë mposhtur me rezultat 4-0 në një ndeshje që është dominuar nga Interi në të gjitha aspektet.
Qysh në pjesën e parë Lecce u gjet në një presion të madh që në minutat e parë të ndeshjes.
Goli erdhi në minutën e 21-të ku Marcelo Brozovic shënon një gol të bukur.
Tre minuta më vonë prapë ishte Interi që shënoi, kësaj radhe ishte blerja e këtij ekipi nga Sassuolo, Stefano Sensi në minutën e 24-të.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, por Interi shënoi edhe dy gola të tjerë.
Në minutën e 60-të ishte momenti i Romelu Lukakus i cili shfrytëzoi një pritje jo të mirë të portierit të Lecces për të shënuar golin e parë, në debutim për Interin.
Krejt në fund ishte Candreva që i dha fund me një supergol në minutën e 84-të të takimit.
Pas xhiros së parë, Interi prin më 3 pikë por me një dallim më të mirë në gola. Javën tjetër interi i shkon Cagliarit.












